Basha, Ramës: Po të më kishe dëgjuar mua sot nuk do të kishte plan kundër pandemisë

Nga Exit News
Basha, Ramës: Po të më kishe dëgjuar mua sot nuk do të kishte plan kundër pandemisë

Kryetari i PD-së Lulzim Basha premtoi se ai do të korrigjojë dështimet e Ramës dhe do të sjelllë “shpresë të re për njerëzit”.

Basha tha se Rama është dështim dhe “po të më kishe dëgjuar që para 6 muajsh, do t’ju kishe dhënë ndihmë financiare familjeve shqiptare dhe sot do të kishe një plan real kundër pandemisë”.

Postimi i plotë:

“Askush nuk e përtyp propagandën tënde fallso. Shëndetësia është në kolaps, të sëmurët nuk kanë pará për të blerë barnat e shtrenjtuara dhe ekonomia është në krizë. Ne do ta shërojmë Shqipërinë, do ti korrigjojmë dështimet e tua dhe do të sjellim shpresë të re për njerëzit.

Rama je një dështim i madh. Sa shqiptarë duhet të vdesin që të ndalësh sulmet politike dhe përpjekjet për të na mbyllur gojën? Po të më kishe dëgjuar që para 6 muajsh, do t’ju kishe dhënë ndihmë financiare familjeve shqiptare dhe sot do të kishe një plan real kundër pandemisë”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>