Basha reagon për mësimin online: Tregon se Rama nuk ka kontroll mbi pandeminë

Nga Exit News
Basha reagon për mësimin online: Tregon se Rama nuk ka kontroll mbi pandeminë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha akuzoi kryeministrin Rama se nuk ka asnjë plan të qartë për të menaxhuar pandeminë e Covid-19.

Duke reaguar pas deklaratës së ministres së Shëndetësisë Manastirliu se ka rekomanduar që mësimi në shkollat 9-vjeçare dhe të mesme të alternohet mes klasës dhe mësimit online, Basha u shpreh:

“Dje, Rama deklaroi se nuk ka asnjë arsye për të mbyllur shkollat sepse “fëmijët nuk të infektojnë me koronavirus”. Ndërsa sot shpalli mbylljen e pjesshme të shkollave. Rama e ka humbur kontrollin ndaj pandemisë dhe as që ia ka idenë se çfarë duhet bërë. Rama nuk ka asnjë plan. Dhe pa plan, nuk mund ta fitosh luftën kundër pandemisë.

Shqipëria ka nevojë për një qeveri që punon dhe merr vendimet e duhura për njerëzit, jo për qeverinë Rama që çfarë thotë sot, nuk thotë nesër.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>