Basha: Shqipëria, e katërta në Europë për rritjen e çmimeve gjatë pandemisë

Nga Exit News
Basha: Shqipëria, e katërta në Europë për rritjen e çmimeve gjatë pandemisë

Kreu i PD-së, Lulzim Basha dekalroi se Shqipëria është renditur e katërta për rritjen e çmimeve gjatë pandemisë.

Në një postim në Twitter, Basha pohoi se çmimet e ushqimeve u rritën me 6.6% ndërsa çmimet e transportit u rritën me 3.4%.

Ai pohoi se Shqipëria është vendi që ju jep qytetarëve më pak ndihmë ekonomike.

Postimi i plotë:

“Shqipëria u rendit e katërta në Europë për Rritjen e Përgjithshme të Çmimeve këtë tetor, sipas metodologjisë së EUROSTAT. Çmimet e ushqimeve u rritën me 6.6%.

Çmimet e transportit u rritën me 3.4%.Për 7 vite, Rama e ka rrënuar ekonominë. Tani, gjatë pandemisë, Shqipëria është vendi që u jep qytetarëve më pak ndihmë ekonomike.

ytetarët shqiptarë kanë nevojë për një qeveri që punon për ta.

Një qeveri që nuk është e zënë me politikë, por me kthimin e të papunëve në punë, ringjalljen e ekonomisë tonë dhe uljen e kostos së jetesës.

Një qeveri që do të sjellë shpresë të re për Shqipërinë.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>