Basha: Shumica nuk pranon të garantojë ‘standardet zgjedhore’

Nga Exit News
Basha: Shumica nuk pranon të garantojë ‘standardet zgjedhore’

Kreu i PD-së Lulzim Basha shprehu gatishmërinë e opozitës për të përfunduar Reformën Zgjedhore, por la të kuptohej se shumica nuk pranon të garantojë ‘standardet zgjedhore’.

Duke shpërdarë qëndrimin e ambasadorit Soreca se duhet arritur një marrëveshje brenda 31 majit, Basha shkruan në Twitter:

“PD dhe Opozita e Bashkuar janë të vendosur për kontributin tonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ato janë në interesin më të mirë të Shqipërisë.

Kushdo që minon garancitë për standartet zgjedhore nuk do zgjedhje demokratike dhe as integrimin europian te Shqipërisë.”

Në mbledhjen e djeshme të Këshillit Politik, palët nuk ranë dakord për  identifikimin biometrik të votuesve. Ndërsa opozita vazhdon të këmbëngulë se “qeveria transitore është kërkesë e panegociueshme” dhe se opozita nuk do të heqë dorë prej saj.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>