Basha sulmon Manastirliun: Të japë dorëheqjen sepse dështoi

Nga Exit News
Basha sulmon Manastirliun: Të japë dorëheqjen sepse dështoi

Lulzim Basha, kryetari i PD-së e quajti deklaratë kriminale, akuzat e Manastirliut në Kuvend, se opozita po përdor politikisht pandeminë e Covid-19.

Basha u shpreh se ministrja Manastirliu duhet të japë dorëheqjen sepse ka dështuar në luftën kundër Covid-19:

“Kë bind ajo me sulmet ndaj opozitës? Të shkoj të bëj detyrën e vet. Po të kishte një fije integriteti të jepte dorëheqjen, se ka testimet më të ulta në Evropë.

Të jepte dorëheqjen kur vdiq Lutfi Çekiri, po të kishte dinjitet. Por janë bandë hajdutësh që vjedhin, sa me maska të skaduara, sa me tampone.

Deklarat kriminale e ministers së shëndetësisë që u mor me opozitën. Të japë dorëheqjen se me lekët e inceneratorëve mund të blinte tampon”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>