
Kreu i PD-së Lulzim Basha i premtoi fermerëve se ata do të jenë në fokus të qeverisë së tij dhe nuk do të braktisen.
Në një takim me qytetarët e Ndroqit të mërkurën paradite, Basha akuzoi qeverinë se i braktisi fermerët gjatë pandemisë, por premtoi se qeveria e tij do t’i mbështesë ato dhe do të nxisë eksportin e produkteve të tyre:
“Shteti ka braktisur gjysmën e popullsisë në fshat. Prodhimi i shqiptarëve, fermerëve shqiptarë, do të jenë në fokusin tonë.”