
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha akuzoi qeverinë se taksa progresive “ka dështuar dhe ka prodhuar vetëm kaos, pandershmëri dhe padrejtësi”.
“Çdo ditë që kalon shqiptarët paguajnë më shumë taksa, ndërsa Rama i përdor ato për të bërë më shumë PPP me klientët e tij”, shkroi në një postim në Facebook, Basha, ditën e shtunë.
Ai e akuzoi kryeministrin Rama se mendon vetëm “për nje grusht klientësh dhe oligarkësh” dhe i ka “lënë qytetarët në mëshirën e fatit”.
Basha tha se PD do të bazohet tek taksa 9% dhe do “ti eliminojmë nivelet e shumta të taksave mbi punën, do ti heqim pengesat që vetëm frenojnë zhvillimin dhe do të thjeshtojme të gjithë sistemin”.