
Kryetari i PD-së Lulzim Basha akuzoi PS-në se po bllokon qëllimisht numërimin ne bastionet e PD-së, në Paskuqan, Kamëz dhe Durrës.
Ai u shpreh se PS ka humbur vota në bastionet e saj dhe PD do të fitojë bindshëm në të gjithë vendin:
“Qendrat e hapura janë të PS-së. PS ka humbur thellë në Tiranë, Këlçyrë, Memaliaj. PS ka një humbje tË thellë dhe kemi një rritje të numrit të votave për PD-në. Ata janë ndëshkuar në bastionet e tyre. PS është ndëshkuar në bastione dhe fitorja jonë do të konfirmohet në të gjtihë vendin”.