
Kryetari i PD-së Lulzim Basha dha sot lajmin se në zyrën e prokurorisë në katin e katërt të Ministrisë së Shëndetësisë ka rënë zjarr.
Duke bashkëbiseduar me gazetarët Basha u shpreh:
“Ka rënë zjarr në zyrën e prokurimeve në katin e katërt në Ministrinë e Shëndetësisë. Ka shkuar SPAK-u për hetim dhe ka rënë zjarr. Ky është një test për SPAK-un, të ngrihet mbi presionin e Agaçit, Ballës.”
Ende nuk ka më shumë informacion për këtë ngjarje, e cili u bë publike për qytetarët nga Basha.