Bashkia e Prishtinës, ndihmë financiare për të infektuarit me Covid

Nga Exit News
Bashkia e Prishtinës, ndihmë financiare për të infektuarit me Covid

Komuna e Prishtinës do të ndihmojë financiarisht të gjithë qytetarët e saj të infektuar me Covid-19. Këshilli i Komunës së Prishtinës ka vendosur të mërkurën, që të japë 50 euro për çdo qytetar të infektuar, dhe 100 euro për çdo pensionist të infektuar.

Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti njoftoi dhe se komuna do të ndihmojë qytetarët e infektuar dhe për bërjen e analizave të nevojshme dhe marrjen e ilaçeve kundër virusit:

“Kam udhëzuar drejtorin e Shëndetësisë që të filloj procedurat e prokurimit të shpejtë për një numër barnash që mjekët po i përshkruajnë për COVID-19, e që nuk janë të ofruara nga sistemi jonë shëndetësor.

Po ashtu edhe për blerjen e testeve D-Dimer që mjekët po e kërkojnë për shkak të trombeve të mundshme. Këto barna do të mbulojnë rreth 8.000 pacientë me simptome pak më të theksuara, pa paguar privatisht.”

Prishtina është qyteti me më shumë të infektuar në gjithë Kosovës. Vetëm në 24 orët e fundit, u zbuluar 271 të infektuar të rinj.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>