Bashkia e Shkodrës kërkon për të tretën herë shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore

Nga Exit News
Bashkia e Shkodrës kërkon për të tretën herë shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore

Bashkia e Shkodrës i kërkoi të hënën qeverisë të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore në zonën e Dajçit.

Sipas të dhënave, në këtë zonë janë përmbytur më shumë se 1500 hektarë tokë. Bashkia e Shkodrës raporton se deri më tani janë përmbytur 3655 hektarë tokë bujqësore dhe e pakultivuar.

Kjo është hera e tretë që kjo bashki kërkon shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore.

Shpallja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore do të ngarkonte qeverinë, dhe jo bashkinë, me përgjegjësinë për të kompensuar dëmet e përmbytjes.

Ç’do të thotë ‘gjendja e fatkeqësisë natyrore’?

Gjendja e fatkeqësisë natyrore shpallet nga qeveria në rastet e fatkeqësive natyrore që rrezikojnë shëndetin dhe pasurinë e njerëzve, të tilla si tërmetet, përmbytjet, zjarret apo epidemitë.

Në këtë rast, kompensimi për dëmet e shkaktuara mbulohet nga buxheti i shtetit, programi ‘Emergjencat civile’, donacione të ndryshme dhe burime të tjera.

Çfarë të drejtash mund të kufizohen gjatë fatkeqësisë natyrore?

Neni 175 i Kushtetutës përcakton se të drejtat dhe liritë që kufizohen gjatë gjendjes së fakeqësisë natyrore janë

  • Paprekshmëria e banesës dhe e personit;
  • Liria e lëvizjes;
  • Kufizimet në lidhje me shpronësimin dhe e drejta për shpërblim të drejtë;
  • E drejta për punë;
  • E drejta për grevë.

 

1 koment

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme