
Bashkia e Tiranës do të ndezë fishekzjarre në 12 pika në qytet.
Lajmin e bëri të ditur Julinda Dhame, Drejtoreshë e Përgjithshme e Promovimit të Tiranës.
Në një intervistë për Euronews, Dhame u shpreh:
“Të gjithë do ta festojnë në shtëpi festën e ndërrimit të vitit. Ne kemi gjetur një mënyrë tjetër që do i çojmë fishekzjarrët atje ku janë shtëpitë, ku janë njerëzit. Do i shohim nga ballkonet. Ne do të ndezim fishekzjarrë në 12 pika të Tiranës”
Ajo shtoi se bashkia ka përgatitur dhe një koncert për vitin e ri, i cili është i rregjistruar dhe do të shfaqet në televizion.