Kryetari i Bashkisë së Pukës, Gjon Gjonaj ka vendosur kusht për paraqitjen në punë të administratës shtetërore vaksinimin kundër COVID-19 ose tampon negativ ndaj koronavirusit.
Bashkia e Pukës bëhet kështu insitucioni i parë që vendos si kusht vaksinën për administratën.
Gjonaj tha se kush nuk vaksinohet duhet të paraqesë çdo javë një dokument që tregon rezultat negativ të tamponit.
Shkak për këtë vendim sipas kryebashkiakut është bërë shtimi i numrit të të infektuarve.
Gjonaj njoftoi gjithashtu se në Bashkinë Pukë do të nisë dezinfektimi i ambjenteve publike.
Vaksinimi i detyrueshëm deri tani është vendosur për mjekët, arsimtarët dhe studentët.
Zv.ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini ka paralajmëruar se e njejta gjë do të vlejë edhe për punonjësit e administratës, policët, farmacistët dhe laborantët.