Bashkia e Shijakut do të nisë, në fillim të tetorit, rindërtimin e pallateve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.
Kryebashkiaku i Shijakut, Elton Arbana ka njoftuar se në total janë 30 pallate të dëmtuara, të cilët tashmë janë shembur dhe sheshet e ndërtimit janë bërë gati për të filluar punën.
Bashkia Shijak ishte një prej bashkive më të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, i cili dëmtoi në mënyrë të pariparueshme të paktën 800 banesa invididuale, 30 pallate dhe 3 shkolla.