Bashkia Shkodër urdhëron kompaninë e transporti urban të nisë punën

Nga Exit News
Bashkia Shkodër urdhëron kompaninë e transporti urban të nisë punën

Bashkia Shkodër i ka kërkuar kompanisë së transporti urban të vazhdojë punën në zbatim të kontratës së fituar në vitin 2018.

Në njoftimin për media të publikuar të mërkurën, pas lajmin se kompania e transportit urban ka pezulluar punën për shkak se kërkon subvension të naftës, Bashkia u shpreh se kompania ka fituar kontratën me këto kushte:

“Në kushtet kur ka një licencë me kritere të mirëpërcaktuara, Bashkia Shkodër dhe operatori Shoqëria “Ergys 2010MS” shpk janë të detyruar dhe kanë përgjegjësinë të zbatojnë kontratën”.

“Kujtojmë se subvencioni për grupet në nevojë nuk është miratuar me ligj, edhe pse Bashkia Shkodër ka bërë disa kërkesa të tilla gjatë gjithë këtyre viteve. Deri më sot Bashkia Shkodër në bazë të ligjit, ka dhënë subvencion për studentët, të cilët mund të aplikojnë për marrjen e subvencionit të biletës për transportin urban qytetas në Shkodër”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>