Shqipëria i bashkohet BE-së për sanksionet ndaj Bjellorusisë

Nga Exit News
Shqipëria i bashkohet BE-së për sanksionet ndaj Bjellorusisë

Shqipëria ju bashkau Bashkimit Europian për sanksionet e tjera ndaj Bjellorusisë, si përgjigje ndaj dhunës që qeveria e Lukashenkos dhe policia ka ushtruar ndaj protestuesve.

Pas sanksioneve të para, që më sa duket nuk ndaluan dhunën policore ndaj protestuesve, shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, deklaroi më 19 nëntor se grupi i ri i sanksioneve “duhet të përfshijë jo vetëm individët por duhet të vlejnë edhe për institucionet, për sipërmarrësit por edhe për bizneset”.

Pritet që sanksionet e reja të ndikojnë dhe tek bizneset, jo vetëm tek individët, si një mënyrë për t’i bërë më tepër presion qeverisë.

Më herët, në tetor, Bashkimi Europian vendosi sanksione ndaj 40 zyrtarëve bjellorusë të akuzuar për manipulim votash dhe shtypje politike. Nga këto sanksione, mesa duket të pamjaftueshme, u përjashtua presidenti Lukashenko.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>