Bashkitë letër KQZ-së: Lironi ambientet e KZAZ-ve, po shkelni autoniminë e pushtetit vendor

Bashkitë letër KQZ-së: Lironi ambientet e KZAZ-ve, po shkelni autoniminë e pushtetit vendor

Bashkitë e djathta i kërkuan sot Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të lirojë sa më parë ambientet e zëna nga KZAZ-të dhe grupet e numërimit, në respektim të dekretit të Presidentit Meta për anulimin e datës 30 qershor si datë për zhvillimin e zgjedhjeve vendore

Më anë të një shkesë drejtuar KQZ-së, kryebashkiakët u shprehen të vendosur për të marrë nën administrim ambientet publike:

“Ju bëjmë me dije se ne jemi të vendosur qё të marrim nën administrim ambientet, ku janë vendosur KZAZ dhe GNV, pa asnjë tolerim, pavarësisht pengesave të paligjshme që na janë krijuar nga Policia e Shtetit në të shkuarën.”

Kryebashkiakët vunë sërish në dijeni KQZ-në se kanë shfuqizuar:

 – Aktin administrativ për miratimin e listës së zgjedhësve;

 – Aktin administrativ për miratimin e ambienteve ku do të vendoseshin Qendrat e Votimit, si në ambiente në pronësi të bashkisë ashtu dhe në ato private.

Për këtë arsye, bashkitë lajmëruan KQZ-në se në këto ambiente nuk do të  lejohet vendosja e asnjë materiali zgjedhor dhe në rast se në ambientet në pronësi të bashkisë do të futen material zgjedhore, atëherë ato do të asgjësohen.

Sipas kryebashkiakëve, KQZ po shkel autonominë dhe kompetencat kushtetuese të institucioneve vendore duke mos pranuar kërkesat e tyre, dhe duke vazhduar me procesin e përgatitjes së zgjedhjeve:

“Me qëndrimet tuaja të paligjshme, jeni duke cenuar rëndë autonominë vendore dhe kompetencat kushtetuese të njësive të qeverisjes vendore. Një organ i krijuar me ligj, si KQZ, pavarësisht delirit që karakterizon anëtarët e tij, nuk mund t’i tregojë kufijtë e ‘ligjshmërisë’ apo ‘paligjshmërisë’, organeve kushtetuese, nga Presidenti i Republikës tek organet e vetqeverisjes vendore.”

Lidhur me përplasjet mes ish-deputetëve e zyrtarëve të PD-së, qytetarëve dhe policisë në disa prej KZAZ-ve, bashkitë njoftuan policinë se kanë paditur punonjësit e policisë dhe se në ditët në vazhdim nuk do të frikësohen nga prania e policisë për të marrë nën administrim ambientet në pronësi të bashkive.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>