
Landi gjerman i Bavarisë ka nënshkruar marrëveshje për blerje të 2.5 milionë dozave të vaksinës ruse kundër koronavirusit Sputnik V, nëse kjo e fundit miratohet nga Agjensia Europiane e Barnave (EMA).
Markus Soeder, kryetari i këtij landi deklaroi se Bavaria ka nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për furnizim me Sputnik V.
“Nëse Sputnik V miratohet nga Agjencia Evropiane e Ilaçeve, Bavaria do të pranojë 2.5 milionë doza përmes një kompanie që do të prodhojë vaksinën në qytetin bavarian Illertissen”
EMA është ende duke shqyrtuar efektin e kësaj vaksine.