
Baza ajrore e NATO-s në Kuçovë pritet të nisë ndërtimin në vjeshtë 2021.
Lajmin e bëri të ditur ministri i Mbrojtes Niko Peleshi, të martën.
Baza ajrore e Kuçovës do të shërbejë si bazë për furnizimin me karburant, për mbështetje logjistike, si depo për pajisjet dhe parkim për mjetet, si dhe do të jetë vendi për trajnimet e NATO-s.
Kjo është baza e parë ajrore e NATO-s në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Investimi total do të shkojë rreth 51 milionë euro, nga të cilat vetëm 5 milionë do të mbulohen nga buxheti i shtetit. 90 përqind e investimit do të jepet nga NATO.
Ky financim është pjesë e Programit të Investimit të Sigurisë së NATO-s që mbulon projekte kryesore ndërtuese në vendet aleate me qëllim përmirësimin e sigurisë në vendet e aleancës.