Baza ajrore e NATO-s në Kuçovë nis ndërtimin në vjeshtë

Nga Exit News
Baza ajrore e NATO-s në Kuçovë nis ndërtimin në vjeshtë

Baza ajrore e NATO-s në Kuçovë pritet të nisë ndërtimin në vjeshtë 2021.

Lajmin e bëri të ditur ministri i Mbrojtes Niko Peleshi, të martën.

Baza ajrore e Kuçovës do të shërbejë si bazë për furnizimin me karburant, për mbështetje logjistike, si depo për pajisjet dhe parkim për mjetet, si dhe do të jetë vendi për trajnimet e NATO-s.

Kjo është baza e parë ajrore e NATO-s në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Investimi total do të shkojë rreth 51 milionë euro, nga të cilat vetëm 5 milionë do të mbulohen nga buxheti i shtetit. 90 përqind e investimit do të jepet nga NATO.

Ky  financim është pjesë e Programit të Investimit të Sigurisë së NATO-s që mbulon projekte kryesore ndërtuese në vendet aleate me qëllim përmirësimin e sigurisë në vendet e aleancës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>