Bashkimi Europian do të nisë një hetim të ndarë nga ai i SHBA-ve dhe Kinës, për të gjetur mënyrën se si lindi dhe u shpërhap Covid-19.
Sipas Shefit të Punëve të Jashtme të BE-së Josep Borrell, vendet anëtarë po punojnë për një projekt rezolutë me planin e qartë që do të paraqitet në Asamblenë vjetore të OBSH-së më 18 maj.
“BE nuk po fajëson njëri për momentin, nga sa duket nga ky dokument. Ata duan të kenë një diskutim të saktë për origjinën e COVID-19, si u lejua përhapja, nga erdhi ky virus dhe si ta parandalojnë atë nga të ndodhë në të ardhmen,” shpejgoi korrespondenti i Euroneës nga Brukseli, Jack Parrock.
Në një intervistë për gazetën Le Journal de Dimanche të Francës, Josep Borrell tha se hetimi i BE-së duhej të jetë larg “nga fusha e betejës midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, të cilët fajësojnë njëri-tjetrin për ngjarjet në një situatë që vetëm sa ka acaruar rivalitetin e tyre”.
Disa ditë më parë, qeveria amerikanë tha se Covid-19 ka dalë nga Laboratori i Virologjisë në Wuhan.
Por OBSH tha të hënën, 4 maj, se qeveria amerikane nuk kishte ndarë me të asnjë provë për të mbështetur pretendimet e saj se koronavirusi i ri mund të kishte ardhur nga laboratori i Institutit të Virologjisë Wuhan.