![euco BE do të ndihmojë Ballkanin për sigurimin e vaksinës anti-Covid](https://exit.al/wp-content/uploads/2020/11/euco-20201119.jpg)
Bashkimi Europian do të ndihmojë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor për të siguruar vaksinën anti-Covid, në momentin që ajo të miratohet për përdorim.
Këtë e konfirmuan presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula van der Leyen pas përfundimit të samitit të BE-së.
Ursula van der Leyen tha se shpreson që vaksina e parë anti-Covid të marrë autorizimet e nevojshme për tu përdor tek popullsia brenda dhjetorit.
Vendet e BE-së deri më tani kanë miratuar pesë kontrata për vaksinën anti-Covid me BioNTech, CureVac, AstraZeneca, Johnson & Johnson dhe Sanofi-GSK. Ndërsa me kompanitë Moderna dhe Novavax po vijojnë bisedimet.
Të gjitha vaksinat në portofolin e BE-së do të vlerësohen si duhet, me të gjitha të dhënat, nga EMA, Agjencia Evropiane e Barnave, përpara se të autorizohen për përdorim tek qytetarët.