
Bashkimi Evropian nuk do të njohë qeverinë e re të talibanëve në Afganistan por do të ndërveprojë me ta përmes misioneve të ndryshme.
“Këto misione do të rritet në varësi të sjelljes së qeverisë afgane dhe pas plotësimit të 4 kushteve”, u shpreh të premten, në një konferencë për shtyp Përfaqësuesi i Lartë i BE-së Borrell.
Kushtet e vendosura nga BE janë:
Qeveria afgane nuk duhet të shërbejë si bazë për eksportin e terrorizmit në vendet e tjera.
Të respektojë të drejtat e njeriut në vecanti të drejtat e grave, shtetin e së drejtës dhe lirinë e medias.
Të vendosë një qeveri kalimtare gjithëpërfshirëse përmes negociatave me të gjitha partitë politike në Afganistan.
Të sigurojë akses të lirë për ndihmën humanitare dhe të respektojë kushtet e dërgesës së saj.
Të përmbushë angazhimin për lejimin e largimit të sigurtë të qytetarëve të huaj dhe afganë që duan të largohen nga vendi, në një linjë me vendimin e Kombeve të Bashkuara.