BE ende pa marrëveshje për fondin €750 miliardë të rimëkëmbjes

Nga Exit News
BE ende pa marrëveshje për fondin €750 miliardë të rimëkëmbjes

Kryeministrat e Bashkimit Europian nuk kanë rënë dakord për paketën e propozuar prej 750 miliardë eurosh për të ndihmuar vendet në luftën kundër Covid-19.

Plani i rimëkëmbjes, i cili mbështetet nga Franca dhe Gjermania, aktualisht parashikon 500 miliardë euro grante dhe subvencione dhe 250 miliardë euro kredi.

Ndarja kryesore është midis vendeve që u goditen më shumë nga virusi – si Italia dhe Spanja – dhe disa vende të BE-së që kërkojnë të ulin fondin, ta japin atë vetëm si kredi e jo si grant, dhe të ketë kontrolle të rrepta në përdorimin e tij.

Anëtarët po diskutojnë dhe për mekanizmat e mundshme për të ndaluar përfitimin e fondeve nga vende që shkelin parime demokratiket

Shtete me ekonomi të fortë si Holanda dëshirojnë që fondet për rimëkëmbjen të jepen vetëm si kredi. Ndërsa Shtetet me më shumë kursime, si Austria, Suedia, Danimarka dhe Finlanda, duan kontroll mbi mënyrën e shpërndarjes së parave.

Italia, Spanja dhe Greqia, si vendet më të goditura nga koronavirusi dhe përfitueset më të mëdha të ndihmave, nuk janë dakord me këto propozime duke argumentuar se këto procedura do ta vononin procesin e marrjes së parave dhe do të rëndonin ekonominë, tashmë shumë të dëmtuar nga Covid-19.

Bisedimet pritet të vijojnë edhe sot, për të katërtën ditë rresht.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>