Bashkimi Europian i dhuroi 42 mijë vaksina kundër Covid-19, Malit të Zi. Lajmin e bëri të ditur Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi, përmes një postimi në Twitter.
“Me 42.000 doza ne do të ndihmojmë në vaksinimin e të gjithë personelit mjekësor të vijës së parë dhe grupeve të tjera vulnerabël për të siguruar që Mali i Zi të mundet të luftojë dhe dalë nga pandemia.”, shkroi Varhelyi.
Varhelyi po zhvillon një vizitë një ditore në Mali i Zi me krerët e këtij shteti, pjesë e vizitës së tij në Ballkanin Perëndimor. Temat e diskutimit ishin pandemia e Covid-19 dhe ndihma e BE-së gjatë kësaj kohe.
Komisioneri vizitoi më 3 maj Serbinë dhe me 5 maj pritet të vizitojë Shqipërinë.