Mesditën e së enjtes ka mbëritur në Shqipëri pjesa e dytë e pajisjeve spitalore, pjesë e paketës së ndihmës kundër Covid-19 nga Bashkimi Europian.
Pajisjet do të shërbejnë për fuqizimin e shërbimit të urgjencës paramjekësore dhe reanimacionit. Ato përfshijnë:
- 5 autoambulanca,
- 15 respiratorë transporti,
- 20 oksigjeneratorë,
- 140 maska nazale,
- 140 maska fytyre,
- 750 sete intubimi,
- 55 laringoskopë,
- 57 pulse oksimetra.
Ndihmat kanë vlerën e 650 mijë eurove dhe janë pjesë e paketës 4 milionë euroshe që BE i premtoi Shqipërisë.
Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca i bëri thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm që të respektojë rregullat e distancimit social, si e vetmja mënyrë për të ruajtur shëndetin e tyre dhe për të ndihmuar sistemin shëndetësor:
“Këto pajisje padyshim do të ndihmojnë sistemin shëndetësor shqiptar për përballimin e situatës por dua t’i bëj një apel çdo qytetari shqiptar që të respektojë rregullat e vendosura nga autoritetet pasi kriza nuk ka mbaruar, ndaj bëni kujdes sepse vetëm bashkë mund ta përballojmë këtë situate.”