Komisioni Evropian bëri me dije të mërkurën se do të njoh pashaportat e vaksinimit të 7 vendeve jo anëtare të BE-së, mes të cilave edhe Shqipëria.
BE-ja do të njoh pashaportat digjitale edhe për Andorran, Ishujt Faroe, Izraelin, Monakon, Marokun dhe Panaman.
Megjithatë, kjo nuk do të thotë se të gjithë qytetarët e vaksinuar do të mund të udhëtojnë në BE me pashaportën shqiptare të vaksinimit, pasi Blloku njeh vetëm vetëm vaksinat e miratuara nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA).
Pra, siç edhe ishte parashikuar, qytetarët shqiptar që kanë marr vaksinën AstraZeneca dhe Pfizer mund të udhëtojnë në BE përmes pashaportës digjitale të vaksinimit, por kjo nuk vlen për personat që kanë marr vaksinat Sputnik V dhe CoronaVac, të cilat ende nuk njihen nga EMA.
Sipas Eurokomisionerit të Drejtësisë, Didier Reynders janë gjithsej 42 vende që janë pjesë e Certifikatës Evropiane të Vaksinimit kundër Covid-it, 27 vendet anëtare dhe 15 vende jo anëtare.
“Kjo është një situatë e favorshme: qytetarët mund të gëzojnë drejtimin e tyre për të lëvizur të lirë dhe bizneset si dhe sektorët e transportit të mundshëm të tyre të kompensojnë humbjet dhe muajin e kaluar,” citohet Reynders në njoftimin e KE-së.