BE kërkon vazhdimin e dialogut gjithëpërfshirës shumicë-opozitë në vend

Nga Exit News
BE kërkon vazhdimin e dialogut gjithëpërfshirës shumicë-opozitë në vend

Bashkimi Evropian, BE kërkon një bashkëpunimi mes shumicës dhe opozitës në vend dhe një klimë të qetë pas zgjedhore.

Këtë la të nënkuptohej, ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, gjatë prezantimit të raportit paraprak të zgjedhjeve të 25 prillit me anëtarët e Parlamentit Evropian.

BE pret që “parlamenti i ri dhe qeveria e re të vazhdojnë reformat evropiane me vendosmëri dhe në një dialog përfshirës politik me opozitën”, shkroi në Tëitter Soreca.

Ai njoftoi se sëbashku me ambasadoren e misionit të OSBE-së Ursula Gacek kanë paraqitur gjetjet paraprake të OSBE-së dhe zbatimin e Kodit të ri Zgjedhor.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>