
Bashkimi Evropian dhe Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) do të monitorojnë gjykimin e çështjeve të korrupsionit dhe krimit të organizuar në Maqedoninë e Veriut.
Projekti nisi në korrik 2021 e do të përfundojë në 2023-shin.
Në kuadër të këtij projekti do të monitorohen afërsisht 50 raste që kanë të bëjnë me krimin e organizuar dhe korrupsionin, shkruan REL.
Vendimi vjen pas dështimit të dënimit të zyrtarëve të lartë të përfshirë në korrupsion.
Maqedonia e Veriut ka pranuar të reformojë sistemin e drejtësisë por jo të bëjë veting si Shqipëria.