BE nis shpërndarjen e koordinuar të vaksinave

Nga Exit News
BE nis shpërndarjen e koordinuar të vaksinave

Bashkimi Europian po fillon shpërndarjen e koordinuar të vaksinave anti Covid 19. Një zyrtar i lartë i BE-së e quajti këtë një ‘moment prekës i unitetit’.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha, të shtunën, se vaksina e kompanive Pfizer-BioNTech ishte dorëzuar në të gjitha 27 vendet anëtare.

Disa vende filluan të administronin dozat të shtunën, duke thënë se nuk ishin të gatshëm të prisnin një ditë më shumë për të nisur vaksinimin.

BE ka raportuar deri më tani më shumë se 335,000 vdekje të lidhura me Covid.

Më shumë se 14 milion njerëz janë infektuar dhe masa të rrepta bllokimi janë aktualisht në fuqi në pothuajse të gjitha vendet anëtare.

BE ka siguruar kontrata për më shumë se dy miliardë doza vaksinash nga një sërë kompanish farmaceutike.

Përhapja e vaksinave vjen teksa rastet e variantit të ri të Covid-19 konfirmohen në disa kombe evropiane, ashtu si dhe në Kanada dhe Japoni.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>