BE përkujton 500 000 romët e vrarë nga nazistët

Nga Exit News
BE përkujton 500 000 romët e vrarë nga nazistët

Sot, më 2 gusht, BE përkujton 500,000 romët e vrarë në Evropë nga nazistët. Ata përfaqësonin të paktën një e katërta e popullsisë rome në atë kohë.

Në vitin 2015, Parlamenti Evropian shpalli 2 gushtin “Ditën e Përkujtimit Evropian të Holokaustit të Romëve”.

Ursula von der Leyen, Presidentja e Komisionit Evropian, Věra Jourová, Nënkryetare për vlerat dhe transparencën dhe Helena Dalli, Komisioneri për Barazi lëshuan një deklaratë të përbashkët me këtë rast.

“Numri i të mbijetuarve dhe dëshmitarëve të këtyre mizorive po zvogëlohet, është detyra jonë, tani më shumë se kurrë, të vazhdojmë punën për kujtesën e tyre.

Evropa ka për detyrë të mbrojë pakicat e saj nga racizmi dhe diskriminimi. Ne duhet ta zëvendësojmë gjuhën e urrejtjes me tolerancën dhe respektimin e dinjitetit njerëzor. Mbi të gjitha, ne duhet të promovojmë diversitetin si një dhuratë të mrekullueshme që e bën Evropën të fortë dhe elastike”, thanë ato.

Në vitin 2011, në Shqipëri u regjistruan 8301 romë, por studiuesit besojnë se numri i tyre, si dhe ai i komunitetit egjiptian (3369 njerëz), janë të raportuar më pak se sa realiteti.

Pavarësisht strategjive dhe programeve të shumta përgjatë tre dekadave të fundit, të mbështetur kryesisht me fonde evropiane, romët në Shqipëri mbeten të diskriminuar. Ata vuajnë mundësitë për shkollim, punësim si dhe kushtet e vështira jetese dhe stigme sociale.

Komisioneri Dalli do të jetë folësi kryesor në një ceremoninë zyrtare virtuale të përkujtimit të Holokaustit të Ditës së Përkujtimit Evropian të Holokaustit të Romëve dhe Sinti që do të mbahet sot me iniciativën e Këshillit Qendror të Sintëve të Gjermanisë dhe Romëve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>