BE porosit 40 milionë vaksina shtesë të J&J kundër COVID-19

Nga Exit News
BE porosit 40 milionë vaksina shtesë të J&J kundër COVID-19

Vendet e Bashkimit Evropian kanë porositur rreth 40 milionë doza shtesë të vaksinës së Johnson & Johnson kundër COVID-19, raporton Reuters.

Kjo lëvizje është një shenjë besimi ndaj vaksinës që përdor një dozë të vetme.

BE fillimisht porositi 200 milionë doza të vaksinës J&J dhe sipas kontratës mund të blinin deri në 200 milion të tjera.

Disa vende të BE kanë vendosur që sipas kontratës të porosisin rreth 40 milionë doza shtesë.

Burimet e Reuters nuk kanë sqaruar nëse dozat shtesë do të përdoren në vendet që i blenë ato ose do t’u dhurohen kombeve më të varfra jashtë BE.

Johnson & Johnson pritej të furnizonte me 55 milionë doza vaksinash BE-në në tremujorin e dytë të këtij viti, por nuk arriti. Të dhënat tregojnë se deri në fund të qershorit vetëm 15 milionë vaksina u shpërndanë në BE, pasi kompania u përball me probleme në prodhim.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>