BE pritet të miratojë vaksinën e katërt kundër Covid-19

Nga Exit News
BE pritet të miratojë vaksinën e katërt kundër Covid-19

Agjensia Europiane e Barnave (EMA) pritet të miratojë të enjten vaksinën e katërt kundër koronavirusit.

EMA pritet të mirarojë vaksinën Johnson&Johnson ditën e sotme.

BE-ja tashmë ka porositur 200 milionë doza të kësaj vaksine.

Ndryshe nga vaksinat Pfizer/BioNTech, Moderna dhe AstraZeneca, vaksina Johnson&Johnson përdoret në vetëm një dozë dhe është efikase.

Kjo vaksinë ruhet në një frigorifer standard, ndryshe nga disa vaksina të tjera që kërkojnë temperatura shumë të ftohta.

Testimet kanë treguar se Johnson&Johnson është 66 për qind efektive në parandalimin e varianteve të ndryshme të koronavirusit.

Ajo është 85 për qind efektive në mbrojtjen kundër Covid-19.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>