Ambasadorët e BE-së do të miratojnë të henën një paketë të re sanksionesh ndaj katër individëve kinezë dhe një kompanie për shkelje të të drejtave të njeriut mbi pakicën myslimane, sipas burimeve diploamtike për politico.eu.
Lista e personave të dënuar përfshin edhe individë nga vende të tjera. Në total 11 individë dhe katër kompani nga gjashtë vende do të sanksionohen nga BE.
Midis atyre janë dy rusë të përfshirë në shkelje të të drejtave të homoseksualve në Çeçeni. Sanksionet e tjera përfshijnë individë dhe kompani në Eritre, Libi, Kore të Veriut dhe Sudanin e Jugut.
Ato, përfshijnë ngrirjen e aseteve dhe ndalimin e udhëtimit, në vendet e BE- Ata pritet të miratohen zyrtarisht në një takim të ministrit të jashtëm të BE të hënën.
Por këto sanksione të reja vijnë vetëm disa muaj pasi BE arriti një marrëveshje investimi me Kinën, një marrëveshje që zgjati më shumë se shtatë vjet negociata dhe që ende duhet të ratifikohet.
Disa ligjvënës të Brukselit e kritikuan marrëveshjen mes BE-së dhe Kinës, për shkak të abuzime të shumta me të drejtat e njeriut, duke përfshirë miratimin e ligjit kundwr protestave në Hong Kong.