BE shpëton reformën zgjedhore: jep 15 milionë euro për teknologjinë

Nga Exit News
BE shpëton reformën zgjedhore: jep 15 milionë euro për teknologjinë

Bashkimi Evropian do të japë 15 milionë euro për financimin e teknologjisë në zgjedhje, duke zhbllokuar edhe reformën zgjedhore.

Takimi i Këshillit Politik me ambasadorët Kim, Soreca, Norman dhe Borchardt, në rezidencën e Ambasadës Amerikane, ka nsiur që në orën 11:30.

Departizimi i administratës së zgjedhjeve, përfshi komisionet e qendrave të votimit dhe të zonave zgjedhore, dhe zbatimi i identifikimit biometrik të votuesve janë problemet kryesore për të cilët nuk është arritur dakordësi mes qeverisë dhe opozitës.

Partia Socialiste e konsideron depolitizimin e komisioneve një nga çështjet themelore të reformës dhe kryeministri Rama e trajtoi ditë më parë si një nga dy çështjet e vijës së kuqe të panegociueshme për PS.

Partia Demokratike nuk e ka kundërshtuar atë që quhet depolitizim i komisioneve, por kërkon që ky proces, i cili i heq opozotës garancinë e kontrollit mbi procesin e votimit dhe të numërimit, të ndodhë i shoqëruar me një garanci shtesë, atë të teknologjisë.

Opozita beson se identifikimi biometrik i zgjedhësve në qendrën e votimit do të eliminojë votimin e dyfishtë apo votimin në emër të emigrantëve që nuk ndodhen në Shqipëri, siç ka ndodhur në të kaluarën.

Për këtë arsye, opozita ka kërkuar në negociata që depolitizimi i administratës zgjedhore të bëhet paralel dhe të jetë i lidhur me identifikimin biometrik.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>