Beirut, 16 zyrtarë arrestohen për shpërthimin e 4 gushtit

Nga Exit News
Beirut, 16 zyrtarë arrestohen për shpërthimin e 4 gushtit

16 zyrtarë janë arrestuar në Libi, të dyshuar se mund të kenë lidhje me shpërthimin e 4 gushtit në Beirut, i cili ka shkaktuar 137 viktima dhe mbi 10 mijë të plagosur.

Vendimi për arrestimin e tyre u mor pas një hetimi të shpejtë të ngjarjes. Hetimi po vazhdon ende, ndërsa të tjerë persona, kryesisht zyrtarë të portit dhe doganave, po merren në pyetje.

Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se shpërthimi nuk ishte rezultat i një sulmi, por një aksident që mund të ishte shmangur të rast të një kujdesi më të madh gjatë punës.

Në depon ku ka ndodhur shpërthimi ka pasur të ruajtur mbi 2700 ton nitrat amoni që ka nxitur shpërthimin.

Nitrati i amonit është shumë shpërthyes kur bie në kontakt me zjarrin – dhe kur shpërthen, ai mund të lëshojë gazra toksikë, përfshirë oksidet e azotit dhe gazin e amoniakut.

Për shkak se është kaq shpërthyes, ka rregulla të rrepta se si të ruhet në mënyrë të sigurt nitratin e amoniumit. Mes kritereve kryesore është që vendi ku do të ruhet të jetë i ndërtuar me materiale kundër zjarrit, të mos ketë kullime, gypa ose kanale të tjera në të cilat nitrati mund të mblidhet, duke krijuar një rrezik shtesë për shpërthim.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>