Belgjika vendosi të mërkurën mbylljen e shkollave dhe të dyqaneve jo të domosdoshme, si masë për ndalimin e perhapjes së Covid19 në vend.
Kryeministri belg Alexander De Croo, në një konferencë shtypi u shpreh se varianti i virusit britanik ishte shfaqur në vend duke shkaktuar dyfishimin e numrit të pacientëve me COVID-19 në spitale, raporton Reuters.
Shkollat do të mbyllen nga e hëna, një javë më herët sesa ishte planifikuar dhe do të rihapen më 19 Prill. Ndërsa, dyqanet do të qendrojnë të mbyllura deri në 25 prill. Do të lejohen vetëm grumbullimet me 4 persona ne ambjent të hapur.
Mbi 22,000 njerëz kanë vdekur nga COVID-19 në Belgjikë. Vendi ka numrin më të lartë të vdekjeve në botë për frymë. Infeksionet e reja po rritet me një mesatare ditore prej rreth 2,000 për tre muaj, tani janë më shumë se dyfishi i këtij niveli.