
70 përqind e popullsisë në Belgjikë mund të vaksinohen deri në fund të verës, deklaroi një zyrtar të premten.
Kreu i Task Forcës pranë Ministrisë së Shëndetësisë, Dirk Ramaekers deklaroi se Belgjika do të marrë dozën e parë të vaksinave në fund të janarit, ku të parët do të vaksinohen stafi mjekësor, personat mbi 65 vjeç dhe personat me sëmundje kronike.
Ministri belg i Shëndetësisë tha se në verë vendi do i rikthehet normalitetit.