Belgjika shton kufizimet pas rritjes së të infektuarve me Covid-19

Nga Exit News
Belgjika shton kufizimet pas rritjes së të infektuarve me Covid-19

Belgjika do të vendosë kufizime shtesë për të parandaluar rritjen e shpejtë dhe “shqetësuese” të numrit të të infektuarve me koronavirus, njoftoi Kryeministrja Sophie Wilmès gjatë një konference për shtyp të hënën.

“Situata po ndryshon me shpejtësi në vendin tonë. Përveç infeksioneve, numri i të shtruarve në spital në spital dhe vdekjet mbetet nën kontroll tani për tani, por ne e dimë që këto shifra do të rriten,” tha Wilmès.

Nga 29 korriku, dhe të paktën për katër javët e ardhshme, ‘flluskat sociale’ ose grupi i njerëzve që një familje mund të takojë do të reduktohen në maksimum 5 persona, pa përfshirë fëmijët nën 12 vjeç. Brenda kësaj flluskë, duhet të tregohet kujdes: të mbahen distancat dhe maskat mbrojtëse.

Grumbullimet e njerëzve janë të kufizuar në grupe prej 10 personash, pa përfshirë fëmijët nën 12 vjeç.

Po ashtu, qeveria ka ulur numrin e personave që lejohen në tubime ose aktivitete, në 100 persona për aktivitetet në vende të mbyllura dhe 200 përsona pë në vendet e hapura, me kushtin që të gjithë të pranishmit të kenë maska mbrojtëse.

Secili qytetar do të lejohet të rrijë brenda një dyqani vetëm për 30 minuta dhe më pas do të duhet të dalë për t’i lënë vendin dikujt tjetër.

Javën e kaluar, në Belgjikë, mesatarisht u zbuluan 279 njerëz të infektuar çdo ditë, krahasuar me 163 në ditë, një javë më herët.

Në total, Belgjika ka konfirmuar mbi 66,000 raste pozitive me koronavirus dhe 9,821 viktima.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>