
“Parlamenti është mbushur me banditë”, tha deputeti socialist Ben Blushi. Në një intervistë në “Zonë e Lirë” me gazetarin Arjan Çani, Blushi deklaroi se parlamenti i kohës së Ahmet Zogut ishte shumë më civil se parlamenti aktual. Blushi tha se ka disa seanca që ka bojkotuar parlamentin të cilin e cilëson një vend qesharak dhe i mbushur me kotësi por e vlerëson si një tregues të nivelin të demokracisë. Deputeti socialist bëri këto komente gjatë prezantimit të librit të tij të fundit “Kandidati”, një parodi për elitën politike.