Deputeti i Partisë Socialiste Ben Blushi shprehu pakënaqësi për gjëndjen ekonomike në vend dhe rritjen e borxhit të jashtëm gjatë këtyre dy vite qeverisje nga e majta.
“Rritja e borxhit është alarmante. Nëse borxhi sot është 73%, qeveria sa para borxh ka marrë? Është marrë aq shumë borxh sa s’po e paguajmë dot, nuk dini sa lekë keni marrë. Kur ishim në opozitë thamë të mos merrej borxh më shumë se 60% e PBB. Sot e kemi çuar borxhin në nivelin 70% për çfarë po merren këto para ? Po merren para për rrugë? Nuk po mbaron dot Tiranë-Elbasan,” – u shpreh Zoti Blushi, në mbledhjen e sotme të Komisionit parlamentar të punëve të jashtme.
Duke iu drejtuar Ministrit të Jashtëm Bushati, deputeti Blushi tha se gjëndja e vështirë ekonomike është bërë shkak dhe për largimin e shqiptarëve në azil. Ai kritikoi mungesën e të dhënave të sakta të azilkërkuesve shqiptarë.