Berisha akuza qeverisë për tenderin e dekoderave

Ish Kryeministri Sali Berisha akuzoi dje qeverinë se e ka paravendosur fituesin e tenderit për dekoderat dixhitalë që qeveria ka vendosur t’u japë falas familjeve të varfra.

Në një koment në faqen e tij në Facebook, Zoti Berisha deklaroi se më datë 5 dhjetor në Portin e Durrësit kanë hyrë 41 mijë dekodera të kompanisë Digitalb, aq sa është edhe numri i dekoderave që kërkon të blejë qeveria.

Qeveria do të shpallë sot fituesin e tenderit, vlera e të cilit është 2,5 milionë euro, nga të cilat 1,2 milionë euro janë marrë nga fondi i emergjencave civile.

“Qeveria hoqi nga ndihma sociale 40. 000 familje vetëm për arsye se kishin një televizor, tani ajo po i  jep atyre një dekoder. Nuk do të ishte më mirë që këto lekë qeveria t’ja jepte në dorë çdo familje?” – ka komentuar në Facebook Zoti Berisha.

Ndërkohë, faqja e qeverisë trasparenca.al, ka sqaruar se dekoderat për familjet në nevojë do të jenë të tipit bazë dhe jo të përshtatshëm për shërbimet me pagesë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>