Berisha do të vazhdojë betejën si deputet

Nga Exit News
Berisha do të vazhdojë betejën si deputet

Në një intervistë me Çim Pekën, në Syri TV, Sali Berisha la të nënkuptohet se do të kandidojë përsëri për deputet.

Berisha tha se karriera e tij politike u mbyll në 2013 kur dha dorëheqjen nga Kryeministër. Ai pohoi se nuk qendron deputet për karrierë por për betejë:

“Për karrierë, Berisha i ka dhënë fund më 26 qershor 2013. Të mendosh që një njeri që ka pasur disa funksione, qëndron deputet për karrierë, është e pamendueshme. Beteja do të vazhdojë deri në arritjen e qëllimeve të PD”.

I pyetur nëse do të vazhdojë betejën në Kuvend si deputet, Berisha tha:

“Do të vazhdoj betejën. Do të shoh situatën dhe rrethanat. Nga beteja nuk tërhiqem kurrë”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>