Berisha kërkon mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD

Nga Exit News
Berisha kërkon mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD

Ish-kryeministri Berisha njoftoi se do të kërkojë mbledhjen e Kuvendit Kombëtar për të zhvilluar një referendum ndaj vendimit të Lulzim Bashës për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar.

Berisha tha se thirrja e Kuvendit Kombëtar do të bëhet sipas statutit, duke mbledhur 1500 firma të delegatëve.

Thirrja që ai i bëri demokratëve ishte “mos votoni kurrë humbës” duke theksuar se kreu i PD, Basha duhet të kishte dhënë dy herë dorëheqjen pas humbjes së zgjedhjeve

Një nga të pranishmit në takim i propozoi Berishës mbledhjen e Kuvendit Kombëtar më 8 dhjetor, dita që shënon nisjen e protestave të studentëve kundër regjimit komunist.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>