Ish-Kryeministri Sali Berisha njoftoi se avokati i tij “ka dorëzuar padinë për shpifje në gjykatën korreskionale të Parisit”, në konferencën për shtyp të enjten.
Berisha sqaroi se:
“Unë nuk kam ngritur padi për heqjen e ndalimit për hyrjen në SHBA por kundër shpifjes së vendimit. Këtë e konfirmon edhe kërkesa publike e Ambasadores Yuri Kim për mosfutjen në Kuvend”.
Ai i kërkoi sekretarit të Shtetit Blinken të paraqesë para gjykatës së Parisit faktet për akuzta e ngritura në padi.
“Nuk ka asnjë që të faktojë korrupsionin e rëndësishmë me fonde të buxhetit apo cdo lloj korrupsioni për Sali Berishën”, shtoi ai.
Sërish, ish-kryeministrit vendimi i SHBA-ve është i motivuar politikisht, dhe i sponsorizuar nga Edi Rama përmes George Soros.
“Kjo padi bazohet në precedent të mëparshëm të ngjashëm dhe në parimin se në shpifje nuk ka imunitet sepse nuk hyn në funksione zyrate. Imuniteti në rast ët shpifjes nuk përdoret si mburojë. Shpifja në internet dënohet kudo ku del lajmi”, u shpreh Berisha.