Ish-kryeministri Sali Berisha ka theksuar se ai është pjesë e grupit parlamentar të Partisë Demokratike duke bërë të qartë se ai nuk do të japë dorëheqjen nga mandati i deputetit pasi u shpall ‘non-grata’ nga Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken.
Gjatë një konference për shtyp Berisha tha se beteja e tij ligjore me Blinken nuk ka lidhje me grupin parlamentar të PD-së.
Teksa komentoi qëndrimin e Lulzim Bashës për vendimin e Departamentit amerikan të Shtetit, ish-kryeministri u shpreh se ai ishte qëndrimi i PD-së.
“Unë mendoj se PD do shprehte një qendrim. Ai shprehu qendrimin e PD. Une jam pjese e atij grupi parlamentar”, tha Berisha.
Ish-kryeministri Sali Berisha njoftoi sot se do të ngrejë padi në Gjykatën korreksionale të Parisit ndaj Anthony Blinken për shpifje pasi ky i fundit vendosi t’i ndalojë hyrjen në SHBA duke e akuzuar për korruspsion dhe minim të demokracisë.