Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se opozita duhet të ngrihet që të fitojë zgjedhjet, në një intervistë për Euroneës, të enjten.
“Opozita duhet të bëj cdo gjë që të ngrihet. Për herë të parë po hyn në Kuvend pas 3 zgjedhjeve të humbura dhe me 60 mijë vota më pak se sa nga 2013”, u shpreh ai.
Ai i këshilloi opozitës, “të bashkojë të gjithë elementët e shoqërisë. PD duhet të ndërmarrë çdo gjë që të ngrihet.
Për Berishën “nuk do të ketë zgjedhje të lira nëse opozita nuk bind ndërkombëtarët dhe ndryshon gabimet e veta”.
Gjithashtu sipas tij “rotacioni nuk ndodhi jo për shkak të ndryshimeve kushtetuese dhe partia ka përgjegjësinë e vet. Por të akuzojë ndryshimet kushtetuese, ato janë normale bazuar në Kushtetutat e vendeve demokratike”.
Ndërkohë, ai i këshilloi PD-së të bisedojë me Ramën për ndryshimin e reformës zgjedhore dhe reformës territoriale.
“Për reformën territorial pa u ulur të dy palët nuk ndodh. Kodi zgjedhor nuk ndryshohet vetëm nga një parti, por me konsensus”.