Berisha rendit arsyet pse rritja e çmimeve nuk vjen nga kriza energjitike

Nga Exit News
Berisha rendit arsyet pse rritja e çmimeve nuk vjen nga kriza energjitike

Kriza energjitike e paralajmëruar nga kryeministri Rama është spekulim sipas ish-kryeministrit Berisha i cili akuzoi qeverinë për keqmenaxhim të hidrocentraleve dhe rritje të paarsyeshme të çmimeve.

Shqipëria nuk mund të ketë krizë të shkaktuar nga ngritja e çmimeve të gazit në tregjet ndërkombëtare pasi vendi prodhon shumë pak energji nga gazi, sipas Berishës.

Nga Gjirokastra, ku vazhdoi të martën “Foltoren” e tij, Berisha akuzoi qeverinë se ka zbrazur në mënyrë të pakontrolluar kaskadat e hidrocentaleve duke mos ruajtur rezerva për në vjeshtë.

Sipas Berishës, në muajn gusht Shqipëria ka shitur masivisht energji elektrike me çmim të ulët ndërkohë që tani është e detyruar ta blejë me çmim tre herë më të lartë pasi kaskada ka nivel të ulët uji.

Sa i përket naftës, Berisha tha se Shqipëria ka aktualisht një nga çmimet më të larta në Europë dhe nuk ka vend për rritje të mëtejshme.

Ai akuzoi kryeministrin Rama se me paralajmërimin e bërë, nxiti rritjen e çmimeve në favor të atyre që ai i quajti oligarkë të energjitikës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>