Berlini gati për protestë, gjykata lejoi zhvillimin e saj

Nga Exit News
Berlini gati për protestë, gjykata lejoi zhvillimin e saj

Qytetarët në Berlin do të protestojnë të shtunën kundër masave kufizuese për pandeminë Covid-19, pas vendimit të gjykatës për të lejuar organizimin e protestave, të ndaluara më parë si masë kundër përhapjes së Covid-19.

Një zëdhënës i gjykatës tha të premten se protesta, e cila pritet të mbledhë mbi 22 mijë njerëz, do të lejohet të organizohet në kushte të caktuara. Protestuesit, gjithsesi do të duhet të jenë të kujdesshëm për të zbatuar masat e distancimit social.

Menjëherë pas vendimit të gjykatës, policia e Berlinit bëri apel në Gjykatën e Lartë Administrative të qytetit për shqyrtim, por edhe ajo vendosi të njëjtën gjë: lejimin e organizimit të protestës.

Në vendimin e saj, gjykata shkruan se organizatorët e protestës kishin marrë “masa të mjaftueshme paraprake”, për të udhëzuar qytetarët që të zbatojnë distancimin social dhe të respektojnë rregulla të tjera të parandalimit të përhapjes së Covid-19.

Megjithatë policia është e shqetësuar se një prej masave kryesore, ajo e mbajtjes së maskave mbrojtëse, nuk do të respektohet nga protestuesit.

Pak ditë më parë, policia nuk pranoi kërkesën për organizimin e protestave, duke dhënë si argument kryesor pandeminë e Covid-19.

Një protestë e ngjashme në fillim të këtij muaji që u organizuar nga i njëjti grupim dhe pjesëmarrësit në të nuk vunë maska ​​dhe nuk ruajtën distance nga njëri tjetri.

Si përgatitje për protestën e së shtunës, rreth 3,000 oficerë do të patrullojnë rrugët dhe monitorojnë turmat.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>