Policia gjermane refuzoi 12 kërkesa për protesta të shtunën dhe të dielën kundër masave kufizuese të Covid-19. Organizatorët e protestuave u njoftuan të mërkurën se kërkesat e tyre nuk u pranuan.
Pjesmarrësit kishin deklaruar se nuk do të mbanin maska dhe nuk do të respektonin distancën sociale. Ndaj, Policia deklaroi se për shkak të mos ruajtjes së standardeve të higjienës protestat nuk mund të lejoheshin.
Megjithatë, në Berlin forcat e policisë do të rriten për të ndaluar protestat e paligjshme. Në vecanti, protestën e lajmëruar më 1 gusht nga anëtarët e lëvizjes kundër bllokimit të vendit.